Aleanca Franceze Tetovë Aleanca Franceze Tetovë Aleanca Franceze Tetovë

Adresa
Rr. Dervish Carra, n°18 Kati I
1200 Tetovë

Tél
+389 (0)44 351 191
e-mail
aftetovo@gmail.com




SQ   AL
MK   MK
FR    FR
 

Flisni frengjisht, të paktën diçka...?

Ju duhet një çertifikatë ndërkombëtare e njohjes së frengjishtes për studimet
e juaja ose për aplikim në punën/visa e ardhshme?

DELF dhe DALF janë diploma zyrtare të Qeverisë Franceze për të vlerësuar nivelin tuaj të gjuhës frënge në dimenzion ndërkombëtar.

Ju mund ta bëni këtë në Shkup ose në Tetovë.

   Marrja e këtyre diplomave është e mundshme për gjithë jo-francezët që dëshirojnë t’i tregojnë aftësitë e tyre në gjuhën frënge (nuk është kusht që të jeni student apo të ndiqni ndonjë kurs të gjuhës frënge).
   Na kontaktoni! Ekipi ynë dhe profesorët tuaj do t’ju ndihmojë që ta gjeni se cila çertifikatë ju përshtatet më së miri. Ekzistojnë 6 nivele të DELF (A1, A2, B1, B2) dhe DALF (C1, C2) nga niveli fillestar deri te ai i avansuar.

   Provime të veçanta u propozohen nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme:
DELF JUNIOR (A1 junior, A2 junior, B1 junior, B2 junior).

   Çertifikatat DELF dhe DALF tani ofrohen në 900 qendra testimesh nëpër 154 shtete dhe rreth 350.000 njësi mirren për çdo vit dhe 60.000 njerëz janë të çertifikuar.
   Kandidatët e çertifikuar me DELF B2 ose DALF janë të liruar nga testet e gjuhës frënge për provimet pranuese në universitetet franceze.

   Seancat mbahen në Qendrën Kulturore Franceze në SHKUP ose në TETOVË për A1, A2, A1 junior dhe A2 junior.

Për më tepër në lidhje me sesionin e ardhshëm të tetorit kliko këtu...!


Ambasada e Francës

Ambasada e Francës

Qendra Kulturore Franceze

Qendra Kulturore Franceze

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

UEJL (SEEU)

UEJL

Universiteti Shtetëror i Tetovës

USHT
Arbëria Design

Arberia Design