 |
|
Aleanca Franceze e Tetovës ju ofron:
- Qasje te privilegjuar drejt kulturës franceze (muzikë, kinema, literaturë, etj.),
- Të vetmin vend në Tetovë ku mund të lexoni shtypin dhe revistat françeze,
- Aktivitete kulturore frankofone,
- Informata rreth studimeve në Francë, programi i studimeve në gjuhën frenge
- Punëtori dhe kurse të gjuhës frenge me çmime të volitshme (profesorë të diplomuar).
|
Pse flitet gjuha frenge sot?
|
- Një gjuhë për marrëdhënie ndërkombëtare:
Gjuha frenge është gjuhë zyrtare në 32 shtete (Zvicër, Belgjikë, Kanada, etj.), gjuhë e punës në Unionin Evropian, në Shtetet e Bashkuara, në NATO, Lojërat Olimpike, Eurovizion.
- Një gjuhë për biznes:
Disa firma të njohura françeze: Peugeot, Renault, Channel, L'Oréal, Banque Société Générale etj.
- Një gjuhë për të studiuar:
Studime në Francë ose integrimi në filialet frankofone të rrethinës (në Maqedoni por edhe në Shqipëri, Turqi, Bullgari, Rumani, etj.).
MAQEDONIA është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë
200 milionë njerëz e flasin gjuhën frenge, por ju?!...
|
|
Aleanca franceze e Tetovës ju mirëpret për çdo informatë që i përket Kulturës dhe Gjuhës frenge dhe është në shërbimin tuaj për t’ju drejtuar në zgjedhjen tuaj.
Aleanca franceze është një institucion publik për fëmijë, gjimnazistë, studentë dhe të rritur.
Ajo u jep mundësinë që nëpërmjet kurseve t’a arrini nivelin e duhur të gjuhës frenge dhe gjithashtu organizon orë plotësuese për t’ju ndihmuar të kaloni provimet e Delf-it dhe Dalf-it
(diploma zyrtare të pranuara në shtetet frankofone).
Gjithashtu, Aleanca Franceze është në shërbimin tuaj për përkthim apo plotësim të dokumenteve (martesore, për pension,...) të vulosur dhe të verifikuar nga një shtetas francez.
Me anë të antarësimit u lejohet hyrja në mediatekën tonë si dhe në Internet.
|
|
Ju mirëpresim !
|
|
|
Ambasada e Francës
Qendra Kulturore Franceze
Komuna e Tetovës
UEJL (SEEU)
Universiteti Shtetëror i Tetovës
Arbëria Design
|
|